Bërllog n'derë t'shpisë [Video]

Bërllog n'derë t'shpisë [Video]

'Bërllogu deri në gju' kështu fshati turistik i Artanës pret vizitorët e shumtë, të cilët frekuentojnë këtë vend me pamje piktoreske.

Më të hyrë në këtë fshat turistik, pamja e parë që sytë mund të ndeshen në vend të natyrës piktoreske është bërllogu i madh që ka vërshuar këtë pjesë të Artanës.

Siç duket kjo pamje e vrazhdë nuk po i pengon askujt aty, madje as komunës e cila udhëhiqet nga komuniteti serbë.

Nëse nuk bëhet pastrimi tyre me ardhjen e të nxehtit, vijnë edhe mushkonjat, e kur këtyre iu shtohen mizat dhe mbeturinat atëherë bëhet një katastrofë e vërtetë.

Një pjesë ë madhe të fajit për papastërtinë e kanë vetë qytetarët të cilët janë të papërgjegjshëm kur hedhin mbeturina vend e pa vend.

Ndërsa pjesa tjetër e fajit i takon institucioneve të cilat nuk merren fare me rendin në vendet turistike./Motilokal.com