Pamje të frikshme/ Stambolli goditet nga një stuhi e madhe

Pamje të frikshme/ Stambolli goditet nga një stuhi e madhe

Një stuhi e fortë ka goditur metropolin më të madh të Turqisë, Stambollit në mëngjesin e hershëm të 9 shkurtit, duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa dhe pemë të shkulura në rrugë.

Pas një shiu të lehtë, stuhia e fortë goditi rrethet e Stambollit në anën europiane, duke përfshirë Sultangazi, Bakırköy, Bağcılar, Beyoğlu, Kağıthane, Bayrampaşa dhe Esenler.

Stuhia zgjati për disa orë, duke shkaktuar dëme strukturore në disa apartamente në rreth, por për fat të mirë askush nuk u lëndua në incident.

Era e fortë rrëzoi edhe pemë, ndërkohë u angazhuan autoritetet për normalizimin e situatës.

Disa shërbime të trageteve në qytet janë anuluar për shkak të erës së fortë, theksuan operatorët lokalë.

Kompania e Autobusëve të Detit të Stambollit (IDO) tha se anuloi disa shërbime, duke përfshirë linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës./Motilokal.com


Stambolli goditet nga një stuhi e madhe