81-vjeçari duke pushtuar majat më të larta të botës

81-vjeçari duke pushtuar majat më të larta të botës

Kur Carlos Soria lë shtëpinë e tij për t’u stërvitur në malet jashtë Madridit, veshja me një maskë mbrojtëse në fytyrë, i kthehen në mëndje kujtimet për Himalajet.

“Është e vështirë të marrësh frymë dhe kjo më kujton momentet kur jam në lartësi të mëdha”, thotë ai.

Imazhi tregon Carlos Soria duke stërvitur në shtëpi

81 vjeçari pret ta thithë ajrin e mangët të Himalajeve edhe një herë këtë pranverë kur ai planifikon të ngjisë Dhualagirin, në Nepal. Më pas, në vjeshtë, ai shpreson të ngjisë majën Shishapangma në Tibet. Nëse i ngjit të dyja, ai do të bëhet personi më i moshuar që ka ngjitur të 14 majat më të larta të botës, të gjitha mbi lartësinë e 8 mijë metrave.

Carlos, një pensionist i lindur në Ávila në veri-perëndim të Madridit, është ngjitur në male gjatë gjithë jetës së tij. Por në dy dekadat e fundit, është përpjekur të arrijë sa më shumë, kjo edhe për shkakun se mosha shpejt do t’ia komplikojë gjërat. Ai ka ngjitur 11 nga 14 majat e larta të botës që kur mbushi 60 vjeç. Ai shumë shpejt u bë personi më i moshuar që ngjiti Everestin, në moshën 62 vjeç.

Imazhi tregon Carlos Soria në Himalajet

Në moshën 70 vjeçare ai kishte përfunduar ngjitjen e majave më të larta në të shtatë kontinentet. Por arritja më e madhe për të është mënyra se si i ka bërë gjithë këto ngjitje.


“Rekordi për të cilin jam vërtetë shumë krenar, është se unë nuk kam patur kurrë ndonjë problem serioz dhe nuk më është dashur kurrë të më shpëtojnë”, thotë ai. “Jam ngjitur dhe kam zbritur me këmbët e mia nga çdo majë”.

"Rekordi për të cilin jam më krenar është se unë kurrë nuk kam pasur ndonjë problem serioze dhe kurrë nuk më është dashur të më shpetojnë", thotë ai. "Unë gjithmonë jam ngjitur dhe kam zbritur nga çdo majë në dy këmbët e mia."/Motilokal.com