Drejtoria e Përgjithshme Detare nëpërmjet një njoftimi bën me dije se pritet të ketë përkeqësim të motit duke filluar nda dita e sotme.
Përkeqësimi i motit pritet të vijojë deri në mesnatën e së mërkurës.
Njoftim për përkeqësim të motit:
Duke filluar nga dita e sotme deri ditën e mërkure në mesnatë,moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperendim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese./Motilokal.com