Vërshime në Pejë [Foto]

Vërshime në Pejë [Foto]

Reshjet e shiut që kanë nisur që nga nata e mbrëmshme dhe në mëngjesin e së enjtes ka bërë që rrugët në disa fshatra të Pejës të vërshohen nga uji.

Sipas njoftimeve rrugët, oborret e shtëpive dhe tokat bujqësore në fshatrat në lugun e Baranit dhe në Çallapek janë mbuluar nga uji.

Këto vërshime po ndodhin pas një muaji, ku pjesa më e madhe e Republikës së Kosovës ishte vërshuar për shkak të borës dhe shiut./Motilokal.com