Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në rrugët e Vlorës

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në rrugët e Vlorës

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa rrugë të qytetit të Vlorës, ku uji ka arritur në disa centimetra.

Disa prej rrugëve kryesore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që si gjithmonë problemet janë akset që lidhin bulevardin Vlorë Skelë me rrugën Transballkanike. Problematike mbetet lagjja Pavarësia, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës, por edhe lagjja 28 Nëntori pranë kishës Ortodokse në Vlorë./Motilokal.com