Përmbyten disa shtëpi nga reshjet e shiut në Drenas

Përmbyten disa shtëpi nga reshjet e shiut në Drenas

Komuna e Drenasit u kërkon qytetarëve që të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona nga reshjet e shiut.

Ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe gjenden në terren, të gatshme për intervenime.

Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te Guri i Plakës, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përmbytur.

Për çdo emergjencë që keni, ju lutem lajmërojeni zyrtarin për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948./Motilokal.com


May be an image of outdoors