Reshje të dendur shiu dhe rrëshqitje dherash, ARRSH jep njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore

Reshje të dendur shiu dhe rrëshqitje dherash, ARRSH jep njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar mbi gjendjen e akseve rrugore, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, reshjet kanë sjellë problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve.

Në Llogora ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin. Në fund të këtij njoftimi ARRSH i bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Njoftimi i plotë:

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.

Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.

Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.

Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.

Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.

Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë̈ shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore./Motilokal.com

May be an image of road

May be an image of road

May be an image of tree, snow, nature and road