Po vijnë ditët më të ftohta të dimrit/ ‘Bisha e Lindjes’ pritet ta godet Shqipërinë dhe Kosovën

Po vijnë ditët më të ftohta të dimrit/ ‘Bisha e Lindjes’ pritet ta godet Shqipërinë dhe Kosovën

“Bisha e Lindjes” pritet të godet Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut me temperatura të ulëta këtë të premte dhe fundjavë.

Në zonat malore priten reshje bore dhe temperaturat do të shkojnë deri në -16 gradë celsius. Reshje bore parashikohen edhe në zonat e ulëta këtë fundjavë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Pritet që të ketë një ulje të ndjeshme edhe të vlerave maksimale duke bërë që në zonat malore, 24-orëshi të jetë me vlera negative.

Edhe në Tiranë pritet të ketë fjolla bore për shkak të ndikimit të acarit siberik.

Acari do të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme, ndërsa pritet që kjo të jetë java më e ftohtë e dimrit për këtë vit./Motilokal.com