‘Acari po afron’ – Fundjava me reshje bore në Shqipëri

‘Acari po afron’ – Fundjava me reshje bore në Shqipëri

Moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë arktike të cilat do të sjellin reshje bore deri në bregdet dhe temperatura të acarta. Në fundjavë parashikohet me reshje shiu, në lartësitë mbi 200 metra reshje bore. Gjatë orëve të pasdites reshjet e shiut do të kthehen në reshje bore në pjesën më të madhe të territorit duke arritur deri në kuotat nivel deti, ku pas katër viteve në Tiranë priten fjollat e para të borës.

Moti sot do të jetë kryesisht i kthjellët dhe pjesërisht me re gjatë pasdites. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 4 deri në 10 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira e reshje shiu, pasdite reshje bore në tërë territorin e Shqipërisë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 5 °C.

Ndërsa të dielën do të jetë shumë ftohtë, me vranësira dhe reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -2 deri në 0 °C./Motilokal.com