
Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta ajrore me origjinë nga Siberia, që do të sjellin era të forta dhe reshje bore në fundjavë.
Sot në Kosovë do të mbajë mot shumë i ftohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -8 deri në -1 °C.
Dita e shtunë do të jetë me vranësira e reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -9 deri në -4 °C.
E diela do të mbajë mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -10 deri në -6 °C./Motilokal.com