Aksident i tmerrshëm zinxhiror në Teksas, përfshihen 130 vetura [Foto]

Aksident i tmerrshëm zinxhiror në Teksas, përfshihen 130 vetura [Foto]

Një aksident i tmerrshëm zinxhiror ka ndodhur në autostradën e Fort Worth në Teksas. Në këtë aksident janë përfshirë 130 automjete duke shkaktuar gjashtë viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Sipas informacioneve të para nga zyrtarët lokalë, 65 persona u trajtuan në spitalet e zonës dhe numri i viktimave pritet të rritet

Tragjedia ndodhi në autostradën Interstate 35 pranë Fort Worth ku kamerat e sigurisë tregonin se një kamion i linjave FedEx ishte përplasur në barrierat mbrojtëse pasi humbi kontrollin në rrugën e akullt, pa mundur të frenojë në dishezë.

Disa dhjetëra automjete prapa tij rrjedhimisht u përplasën njëra pas tjetrës teksa rrjedha  e përplasjeve ishte zgjatur në 2.5 kilometra.

Grupet e emergjencës që erdhën në skenë përshkruanin ngjarjen si ‘aksident masiv’ me vetura të përplasura njëra mbi tjetrën, dhe shoferë të bllokuar brenda tyre.

Hetimet mbi shkaqet e aksidentit po vijojnë me pikëpyetje mbi përgatitjen e përshtatshme të rrugëve për kushtet e lagështa e të rrëshqitshme.

Policia tha se akulli në rrugë mund të ketë shkaktuar aksidentin, por që hetimet ende janë duke vazhduar.

Stuhia dimërore Shirley, po shkakton trazira në SHBA me temperatura të ulëta dhe ngrirje të rrugëve.

Mediat thonin se pjesa e rrugës ku ndodhi aksidenti ishte tërësisht e ngrirë kur erdhën policia dhe zjarrfikësit./Motilokal.com

Image

At least six people were killed in a major crash on Interstate 35W in Fort Worth on Thursday morning.

Image

Image

Image

Numerous vehicles were piled up on this section of the highway alone in Fort Worth.

May be an image of outdoors and text that says '1 REUTERS'

May be an image of airplane

No photo description available.

May be an image of car