Suedi, pastruesit profesionistë të çative, në aksion për ta larguar borën

Suedi, pastruesit profesionistë të çative, në aksion për ta larguar borën

Me reshje të rregullta dëbore në javët e fundit, zogjtë në çatitë e kryeqytetit të Suedisë ia kanë lënë vendin një ushtrie pastruesish, që largojnë borën prej tyre në emër të sigurisë.

Duke u përpjekur të jenë të kujdesshëm, në qoshen e një çatie 10 metra mbi tokë, Andrei Plian dhe Alex Lupu, pastrojnë një shtresë të trashë bore nga një ndërtesë, në pjesën historike të Stokholmit, ndërsa kolegët e tyre në rrugë, poshtë, paralajmërojnë kalimtarët.

Ndërsa për shumë njerëz, kjo mund të jetë pak e rrezikshme, për Plian dhe Lupu, dy pastrues profesionist çatish, puna i jep edhe një mundësi për të admiruar panoramën.

Getting the job done quickly is key as more roofs are waiting, but safety remains a top priority, says Plian

"Duke qenë këtu në çati dhe duke shikuar nga qielli, ju e ndjeni atë liri", i thotë Plian AFP, duke injoruar të ftohtin nënzero.

Të siguruar me litarë dhe pajisje të tjera sigurie, ai hedh edhe hapat e fundit në një shkallë të lidhur me çatinë dhe thyen heshtjen e këtij mëngjesi shkurti me një goditje lopate mbi çati.

Pastrimi i vazhdueshëm i borës nga çatitë e qytetit bëhet para së gjithash për "sigurinë e njerëzve", por edhe për të mirëmbajtur ndërtesat, shumë prej të cilave janë me qindra vjet të vjetra.

"Nëse ka shumë borë në çati është shumë e rëndë për të, kështu që ju duhet ta hiqni atë", thotë 36-vjeçari.

The constant clearing of snow from the city's roofs is first and foremost done for people's safety, but also to maintain the buildings, many of which are hundreds of years old

Sipas ligjit në Suedi, pronarët janë përgjegjës për pastrimin e borës dhe akullit nga ndërtesat e tyre nëse ajo rrezikon të bjerë dhe të lëndojë ndokënd. Por aksidentet janë të rralla.

Në një rast, në 2002, një 14-vjeçar kishte humbur jetën pasi ishte goditur nga një copë akulli që u shkëput nga një ndërtesë në Stokholm, por siç rrëfejnë këta dy pastrues profesionistë çatish, incidentet, edhe kur ndodhin, kanë kryesisht pasoja të lehta.

Moberg shtoi se ata nuk mbajnë statistika mbi incidentet pasi që ato kërkohen rrallë, dhe ndërsa aksidentet ndodhin me raste, "pasojat kryesisht nuk janë vdekjeprurëse dhe shumë rrallë madje edhe të rënda"./Motilokal.com