Motilokal.com referenca e parë Shqiptare për motin!

Motilokal.com referenca e parë Shqiptare për motin!

Rekordet nuk kanë të ndalur, matësi po shpërthen çdo ditë, arritje çdo muaj e vit, kështu po rritet Motilokal.com duke qenë dritare për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.

Ditë më parë shënuam një rekord të vizitave mujore, ku në muajin janar u regjistruan mbi 2.2 milion klikime.

Rekord pas rekordi, Motilokal.com regjistroi edhe një arritje të madhe. Me datën 8 shkurt të këtij viti sipas matjeve të Google Analytics (instrumentit më të saktë të matjes së audiencës), Motilokal regjistroi mbi 113 mijë vizita, duke shumëfishuar numrin e klikimeve ditore, që shënon edhe një sukses në lexueshmëri.

Motilokal nuk ka të ndalur. Pas një dite regjistrohet edhe një rekord i ri me mbi 134 mijë vizita, duke rritur tashmë numrin e klikimeve ditore në rekord.

Ky është Motilokal.com që për mbarë lexuesit e trojeve shqiptare sjellë lajmet më ekskluzive për surprizat e motit, ndryshimeve klimatike, ambientit, të rejat shkencore, shëndetësinë, kuriozitete për bukuritë e gjeografisë shqiptare dhe botës së egër. Falë punës së palodhshme sot po numërojmë dhjetëra mijëra vizitorë ditorë, mujor e në vit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora.

Duke u bazuar tek serioziteti, bashkëpunimi dhe përkushtimi, Motilokal.com ka arritur të publikojë me profesionalizëm lajme, intervista, informacione të ndryshme nga vendi, rajoni dhe bota.

Motilokal.com mund ta gjeni dhe ta ndiqni në të gjitha platformat si: Web, Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter, Youtube, Gjirafa, iOS, Android dhe RTV Dukagjini.

Misioni kryesor i Motilokal.com mbetet informimi sa më i saktë i qytetarëve në kohë reale, duke e ruajtur fuqishëm pozicionin si lider në këtë fushë./Motilokal.com