AMMK: Në janar janë regjistruar 41 ditë me tejkalime të PM10

AMMK: Në janar janë regjistruar 41 ditë me tejkalime të PM10

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka publikuar të dhënat për cilësinë e ajrit në Kosovë gjatë muajit janar 2021.

Sipas monitorimit të cilësisë së ajrit të realizuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), për muajin janar 2021 janë regjistruar 41 ditë me tejkalime për parametrin PM 10 (grimcat e pluhurit PM10).

Numri më i madhe i ditëve me tejkalime është regjistruar në stacionin matës në Pejë (8 ditë) dhe në Prishtinë/Rilindje (6 ditë). 

Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Rrjeti Nacional i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil./Motilokal.com