E njoftuam dhe po ndodh: Borë në Ulqin

E njoftuam dhe po ndodh: Borë në Ulqin

Është e rrallë por shumë e dashur për ulqinakët. Bora ka mbuluar Ulqinin, qytetin e dashur të shqiptarëve.

Temperatura e mëngjesit është ulur në zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe borën e parë në këtë dimër. Reshjet e borës janë të rralla, prandaj moti ditën e sotme ka surprizuar banorët e këtij qytetit bregdetar.

Siç shihen në disa fotografi të realizuar nga Portal Ulcinj, fjollat e borës po bien me pak intensitet të shoqëruar me erë.

Reshjet e borës janë të shumëpritura në Ulqin dhe për këtë shkak njerëzit i gëzohen shumë dhe postojnë foto në rrjetet sociale./Motilokal.com