Bora përfshinë Shqipërinë dhe Kosovën, pas katër vitesh edhe Tiranën

Bora përfshinë Shqipërinë dhe Kosovën, pas katër vitesh edhe Tiranën

Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë me parë se Shqipëria, Kosova, Maqedoni dhe i gjithë Ballkani do të përfshihen nga i ftohti polar me reshje bore dhe temperatura ekstrem të ulëta.

Sot pothuajse i gjithë territori i Shqipërisë është pushtuar nga reshjet e borës. Tashmë në këtë mbrëmje në Tiranë kanë nisur pas katër vitesh fjollat e borës dhe nga pamjet satelitore janë afruar shumë për të pasur reshje më të theksuara.

Temperatura momentale në Tiranë është 3 °C dhe gjatë natës pritet të arrijë deri në -2 °C.

Po ashtu i gjithë territori i Kosovës është përfshirë nga reshjet e borës dhe temperaturave të ulëta./Motilokal.com