Të gjitha rrugët e kalueshme, apelohet për kujdes gjatë vozitjes

Të gjitha rrugët e kalueshme, apelohet për kujdes gjatë vozitjes

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës gjatë të shtunës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor./Motilokal.com