Shqipëria nën stuhinë e borës/ Ushtria shqiptare u del në ndihmë qytetarëve të bllokuar

Shqipëria nën stuhinë e borës/ Ushtria shqiptare u del në ndihmë qytetarëve të bllokuar

Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulta. Gjatë natës është punuar pa ndërprerje për pastrim dhe për hedhje kripe.

Me konkretisht, situata paraqitet:

Rajoni verior:

Problematika kryesore është rruga Milot – Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta. Është punuar gjatë gjithë natës. Aksi është i kalueshëm përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.

Forcat e Armatosura po ndihmojnë në zhvendosjen e mjeteve të bllokuara. Një cisternë e FA ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura në rrugë pa karburant.
Ne akset e mëposhtme kalimi bëhet vetëm me zinxhirë:

Bajram Curri - Valbonë

Sopot - Qafë Luzhe

Krumë - Kukës - U. Zapodit

Kukës - Bushtricë

Peshkopi - Ulëz

Qafe Mali - Fierzë.

010

Rajoni qendror:

Lëvizja e detyrueshme vetëm me zinxhirë:

Linzë - Shëngjergj,

Prrenjas - Qafë Plloçë.

010

Rajoni jugor:

Qarkullimi në akset e këtij rajoni rekomandohet të bëhet me goma dimri.

Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë rritur gatishmërinë në të gjithë vendin për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Një borëpastruese e Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale të Drenovës është angazhuar për pastrimin e aksit Korçë - Kapshticë.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qytetarëve të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme me automjete, sidomos në akset me prani të theksuar të ngricave./Motilokal.com

010

May be an image of one or more people, military uniform and outdoors