Dimri ekstrem shkakton dhjetëra aksidente dhe kolona në Gjermani

Dimri ekstrem shkakton dhjetëra aksidente dhe kolona në Gjermani

I ftohti polar ka goditur edhe Gjermaninë me reshje të mëdha të dëborës, duke shkaktuar dhjetëra aksidente trafiku dhe kolona deri në 37 kilometra e qindra vetura dhe kamionë të bllokuar në një autostradë për orë të tëra në temperatura nën zero, njofton Associated Press.

“Qindra automjete u bllokuan në autostradën A2 në Gjermaninë Perëndimore gjithë natën në një trafik të paparë”, njoftoi policia e Bielefeldit.

Shërbimi Gjerman i Motit DWD, kishte lëshuar një paralajmërim ekstrem të motit, duke thënë se ekipet e urgjencës ishin vënë në gatishmëri.

Extreme weather causes chaos on German autobahn

“Stuhia e borës ka prekur më shumë pjesët qendrore dhe veriore të Gjermanisë, me shtyrje të dendur të borës, duke shkaktuar shikueshmëri të kufizuar”, tha DWD.

Media lokale raportoi dhjetëra lëndime dhe aksidente trafiku në Gjermani.

Disa shtete në Gjermani janë mbuluar me më shumë se 20 centimetra dëborë, me erëra të forta deri 80 kilometra në orë.

DWD parashikon më shumë reshje dëbore deri në 40 centimetra në disa pjesë të Gjermanisë./Motilokal.com