Emiratet e Bashkuara Arabe publikojnë fotografinë e parë të Marsit, të marrë nga sonda e saj

Emiratet e Bashkuara Arabe publikojnë fotografinë e parë të Marsit, të marrë nga sonda e saj

Misioni i Emirateve të Bashkuara Arabe, “Amal” ose “Shpresa”, dërgoi imazhin e saj të parë të planetit të kuq, njoftoi Agjencia Kombëtare e Hapësirës të dielën, disa ditë pas hyrjes së saj me sukses në orbitën e Marsit.

“Misioni Mars i Emirateve ka kapur imazhin e vullkanit më të madh të sistemit diellor Olympus Mons, në dritën e diellit herët në mëngjes”, theksoi agjencia në një komunikatë.

Imazhi është marrë nga një lartësi prej 24.700 km, mbi sipërfaqen e marsit, të mërkurën, një ditë pasi sonda hyri në orbitën e marsit. Sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktum, kryeministër i Emirateve të Bashkuara dhe sundimtar i Dubait, ndau imazhin në Twitter.

“Fotoja e parë e marsit e bërë nga sonda e parë arabe në histori“, shkruante ai poshtë saj.

Sonda është perceptuar për të dhënë një imazh të plotë të dinamikës meteorologjike të planetit. Por, ajo përbën kryesisht një hap drejt një objektivi më ambicioz, vendosja e një kolonie njerëzore në Mars brenda një afati 100 vjeçar./Motilokal.com