E pazakontë në Shkodër/ Oborret e Shtëpive të përmbytura mbushen me peshq

E pazakontë në Shkodër/ Oborret e Shtëpive të përmbytura mbushen me peshq

Për afro një muaj Shkodra është nën pushtetin e ujit. Me qindra hektarë toke, oborre të shtëpive janë të përmbytura si pasojë e reshjeve të fundit.

Një dukuri e pazakontë është parë në shtëpitë e përmbytura në Shkodër. Dhjetëra peshq kanë mbushur oborret e shtëpive. Sipas njoftimeve në zonën e Zukth Kashta, lagje brenda qytetit të Shkodrës ku një sasi jo e vogël peshku gjendet në oborret e thuajse të gjithë banorëve. Madje sipas banorëve peshqit ditë më parë kur edhe niveli i ujit ishte më i lartë ka qenë edhe brenda shtëpive./Motilokal.com