Pas reshjeve të dëborës/ ARRSH jep detaje për gjendjen e rrugëve, në cilat akse duhet të qarkullohet me zinxhirë

Pas reshjeve të dëborës/ ARRSH jep detaje për gjendjen e rrugëve, në cilat akse duhet të qarkullohet me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave të ditëve të fundit.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga ARRSH rezulton se disa akse rrugore në rajonin verior dhe qendror të vendit vijojnë të jenë problematike dhe lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.

Ndër të tjera bëhet apel të gjithë shoferëve që të bëjnë kujdes dhe të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në zonat me rrezikshmëri të lartë.

May be an image of snow and road

Njoftimi i plotë:

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

May be an image of road

Rajoni verior

Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:

Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

May be an image of road

Rajoni qendror

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:

Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

Rajoni jugor

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë./Motilokal.com