Rosa e ngricave rikthehet në tokën shqiptare [Foto]

Rosa e ngricave rikthehet në tokën shqiptare [Foto]

Ekipi i Albanian Ornithological Society (AOS), studentët e kursit BirdID 2021 Albania dhe Adzm Lezhë kanë publikuar çiftin më simpatik të mbërritur në lagunën e Cekës në Rezervatin Kune-Vain. Bëhet fjalë për Rosa e Ngricave (Clangula hyemalis), rosë e cila nuk shihej ne bregdetin shqiptar që prej disa vitesh. Vrojtimi i dy individëve (çiftit) ishte sa emocionues aq edhe mbresëlënës. Dy rosa të bardha që fillimisht po pastronin pendët, më vonë filluan të kridheshin dhe zhdukeshin nën ujë për të kërkuar ushqim që përbëhet nga organizma shtazorë, si krustace, larva insektesh, molusqe, deri edhe peshq por edhe alga apo fara bimësh.

May be an image of bird, body of water and nature

“Siç tregohet dhe në hartë, Rosa e ngricave ka përhapje vetëm në hemisferën veriore ku folezon kryesisht në Arktik. Ajo shpërndahet gjatë dimrit kryesisht në pjesët veriore të Azisë dhe Amerikës së Veriut si dhe në veri të kontinentit Europian, sikurse në Detin Baltik dhe brigjet e Britanisë së Madhe. Zonat më të afërta të dimërimit me Shqipërinë janë pjesa më veriore e Detit Adriatik, pranë Triestes dhe Venecias”, njofton AOS.

May be an image of body of water and nature

Më tej AOS thekson se vrojtimet e saj në Shqipëri janë mjaft të rralla. Të dhënat e censusit ndërkombëtar të shpendëve të ujit 1993-2021 tregojnë se deri më sot shpërndarja e saj gjatë dimrit kufizohet vetëm në Liqenin e Ohrit, Divjake-Karavasta dhe Kune-Vain. Liqeni i Ohrit me një klimë më të ftohtë se trupat e tjerë ujorë strehon rreth 60% të individëve të vrojtuar. Ndërkaq rastet e vëzhgimit në zonën bregdetare janë shumë të rralla dhe thuajse gjithmonë gjatë ngricave të forta të dimrit. Sikurse dhe shfaqja e saj në Rezervatin Natyror Kune-Vain pas valës së ftohtë të mes-janarit 2021.

May be an image of map and text that says 'reenland Norwegian Sea Iceland Sweden Labrador Sea Finland Denmark ited Kingdom Irel and Russia Poland Germany Belarus France Ukraine Romania Italy North Atlantic Ocean Spain Portugal Kazakhstan Google Legend Native resident Introduced Greece Turkey Morocco Tunisia Mongolia Native breeding Possibly extant Uzbekistan Turkmenistan Syria Iraq Native non breeding Possibly extinct Passage Extinct Iran Afghanistan Mapdata Season uncertain u China INEGI Reintroduced Assisted olonisation'

Disa fakte mbi këtë rosë e cila mori vëmendjen e studentëve të BirdID 2021 Albania.

Rosa e ngricave mund të zhytet nga 3-10 metra thellësi deri në 50-60 metra thellësi maksimumi;

May be an image of grebe, body of water and nature

Është ndër rosat më të shpejta në fluturim;

Rosa e ngricave folezon më në veri se çdo lloj tjetër rose dhe;

Prapashtesa “hyemalis” në latinisht i referohet dimrit;

May be an image of nature and body of water

Sipas IUCN Red List, specia mbart statusin global VU (gjendje e brishtë) si pasojë e rënies së popullatës dimëruese në detin Baltik).

Të dhënat e fundit, ato të statusit global të species, tregojnë edhe një herë rëndësinë e ruajtjes së ligatinave si streha më e rëndësishme e larmisë biologjike në Shqipëri./Motilokal.com

May be an image of nature and body of water

May be an image of bird, nature and body of water

May be an image of grebe, body of water and nature

May be an image of map and text that says 'Baltic North Sea Estonia United ingdon Denmark Latvia reland Lithuania Moscow mocKBa London Netherlands Berlin Germany Belgium Paris Poland Warsaw Belarus Czechia KиB France Slovakia Austria Ukraine Moldova Hungary Romania Croatia Portugal Madrid Lisbon Serbia Italy ©Rome Spain Black Sea TyrrheniaSea Bulgaria Google Legend Native resident Introduced Greece tanbul Ankara Turkey Native breeding Possibly extant Georgia Caspian Sea Azerbaijan Native non reeding Possibly extinct Passage Extinct Season uncertain Origin uncertain Turkmenistan data ©2021 Google, INEGI Reintroduced Assisted colonisation'