Greqia goditet nga një stuhi bore dhe temperatura ekstrem të ulëta

Greqia goditet nga një stuhi bore dhe temperatura ekstrem të ulëta

Moti i ligë ka përfshirë dhe Greqinë. Prej ditësh rajonet janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore. Situata paraqitet më problematike në zonën e Athinës dhe në Medea, ku temperatura ka shënuar -19 gradë Celsisus.

Si pasojë e temperaturave të ulëta është pezulluar mësimi në shkolla, deri në një moment ku do cilësohet e përshtatshme prej autoriteteve vendore. Ky vendim përfshin edhe kopshtet.

Po ashtu banorët dhe punonjësit e Atikës janë sugjeruar që të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Problemet është edhe transportin bregdetar, për shkak të erërave të stuhishme që fryjnë në shumë zona detare të Egjeut. Lundrimi nga  portet e Pireut, Rafina dhe Lavrio, linja Pachi Megaron-Faneromeni Salamina dhe Ag Marina – Nea Styra janë të mbyllura.

Nga reshjet e mëdha të borës rruga nacionale Athinë-Lamia është e mbyllur për 24 orë.

Situatë më e rënduar është në shumicën e zonave të komunës së Dionysos, pasi ato mbeten pa energji elektrike për dy ditë. Ndërprerja e energjisë është për shkak të pemëve, të cilat nuk mund të përballojnë peshën e borës dhe kanë rënë mbi tela./Motilokal.com