Mësoni si do të jetë moti për ditën e Pavarësisë

Mësoni si do të jetë moti për ditën e Pavarësisë

Për dallim nga dita e shpalljes së Pavarësisë me 17 Shkurt 2008, që ishte një ditë e ftohtë me temperatura ekstrem të ulëta, ndryshe pritet të jetë dita e nesërme.

Por si do të jetë moti në 13 vjetorin e Pavarësisë?

Sipas parashikimit të Motilokal.com nesër në Kosovë parashikohet të mbajë mot pjesërisht me re dhe ftohtë në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me vranësira, kurse në mbrëmje priten reshje të dobëta bore.

Temperaturat për ditën e nesërme do të lëvizin nga -7 deri në 2 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jug-perëndimit./Motilokal.com