Në Maqedoni sot fillon vaksinimi kundër COVID-19

Në Maqedoni sot fillon vaksinimi kundër COVID-19

Maqedonia e Veriut sot do të nisë vaksinimin e personave të parë. Fushata e vaksinimit nis në orën 10:00 në spitalin modular në Shkup.

Punkti në spitalin modular do të ketë 6 pozicione, të cilat do të punojnë në dy ndërrime nga ora 08 deri në 20:00, ndërkohë që vaksinimin do ta kryejnë ekipet mjekësore nga Shtëpia e Shëndetit-Shkup.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe me fillimin e vaksinimit kundër COVID-19, fillon faza e fundit në luftën me pandeminë.

Ditën e parë është paraparë që të vaksinohen 260 punonjës shëndetësorë, nga gjithsejtë 4000 të paraqitur për vaksinim. Secili punonjës shëndetësorë që do të pranoj vaksinën, menjëherë do ti rezervohet edhe doza e dytë për rivaksinim./Motilokal.com