Ministri Matoshi apelon qytetarët: Mos ndizni zjarre po dëmtoni ambientin

Ministri Matoshi apelon qytetarët: Mos ndizni zjarre po dëmtoni ambientin

Ministri në detyrë i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka ngritur alarmin për ndotjen ajrit në vendin tonë.

Ai ka bërë thirrje që të mos ndezën arat pas të korrave, mbeturinat pas pastrimit të kopshteve, oborreve etj.

“Situata aktuale e pa volitshme meteorologjike e cila është duke vazhduar qe një kohë të gjatë, e përcjellë me thatësi, përveç problemeve hidrologjike të përcjella me mungesa të ujit, po përcillet edhe me ndotje te ajrit si pasojë e mos qarkullimit të masave të ajrit në atmosferë, konkretisht shtresës të ulët të saj pranë sipërfaqes së tokës. Kjo situatë ka mundësuar koncetrim të lartë të ajrit të ndotur, shkaku i lirimit nga tymtarët e KEK-ut, përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, por edhe nga zjarret e shkaktuara nëpër pyjet e Kosovës dhe nga djegia e pa kontrolluar e mbeturinave nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, sidomos gjatë “pastrimit” të kopshteve dhe arave. Ai po ashtu ka apeluar  gjithë qytetaret që të mos ndezin zjarre për “pastrim” të arave, kopshteve etj. Po ashtu organet kompetente komunale, inspektorët, policia por edhe qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente për tejkalim të kësaj situate”, ka shkruar ministri Matoshi. /Motilokal.com