Përmbytjet e mëdha në kryeqytetin indonezian Xhakarta kanë detyruar të paktën 1380 njerëz të zhvendosën nga shtëpitë e tyre të shtunën.
Sabdo Kurnianto, kreu i Agjencisë së Katastrofave në Xhakartë, tha në një deklaratë se reshjet e mëdha të shiut që kanë vazhduar që prej natës së kaluar, shkaktuan përmbytje në Xhakartën Jugore dhe disa pjesë të Xhakartës Lindore.
Kurnianto deklaroi se 1380 janë dëmtuar nga përmbytjet dhe se përpjekjet për ofrimin e ndihmës janë duke vazhduar.
Ndërkohë, Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës paralajmëroi reshje të mëdha shiu deri nesër në qytetet Xhakarta, Bogor, Bekasi, Tangerang dhe Depok.
"Këto janë periudha kritike për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm", tha Dwikorita Karnawati, kreu i BMKG.
"Xhakarta dhe zonat përreth saj janë ende në periudhën kulmore të sezonit të shirave, e cila vlerësohet të vazhdojë deri në fund të shkurtit ose në fillim të marsit."
Përmbytjet gjatë sezonit të shirave nuk janë të pazakonta në vend, gjë që nganjëherë çon në fenomene interesante të tilla si një fshat indonezian i përmbytur që bëhet i kuq si gjaku.
Në Indonezi, që gjendet në brezin ekuatorial, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë të shpeshta, veçanërisht për shkak të reshjeve në periudhën tetor-prill./Motilokal.com
![Volunteers evacuate elderly women with an inflatable boat in an area affected by floods, following heavy rains in Jakarta, Indonesia [Antara Foto/Sigid Kurniawan via Reuters]](https://www.aljazeera.com/wp-content/uploads/2021/02/2021-02-19T112457Z_273006051_RC2LVL94Z9QG_RTRMADP_3_INDONESIA-FLOODS.jpg?resize=770%2C513)




