Mot i kthjellët e me diell në Kosovë

Mot i kthjellët e me diell në Kosovë

Java e fundit e shkurtit në Kosovë do të jetë me mot më të butë, me kthjellime dhe diell. Përgjatë orëve të para të mëngjesit me ngrica dhe më ftohtë, ndërsa gjatë ditës më ngrohtë, nëpër ultësira mundësi edhe për mjegull.

E hëna do të mbajë mot të ftohtë e me ngrica në mëngjes, gjatë ditës më ngrohtë, kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 11 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të ftohtë në mëngjes, gjatë ditës ngrohtë, kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 5 deri në 14 °C.

Edhe dita e mërkurë do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 12 °C./Motilokal.com