Zjarret s'kanë të ndalur, flaka përfshin malet e Meshinës në Kamenicë

Zjarret s'kanë të ndalur, flaka përfshin malet e Meshinës në Kamenicë

Zjarrvëniet e pyjeve në Kosovë janë bërë një dukuri mjaft e shqetësueses viteve të fundit. Sipërfaqe të mëdha me pyje janë dëmtuar dhe po dëmtohen pavarësisht faktit që pyjet publike në Kosovë janë resurse kombëtare dhe mbrohen me ligj.

Që disa ditë rajone të Kosovës po digjen, e shkaktari kryesor mbetet faktori njeri.

Sot, pasdite zjarret kanë përfshirë edhe Malet e Meshinës në Kamenicë. Fotografi i botës së egër Arian Mavriqi, në profilin e tij ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Ariani ka treguar edhe një rrëfim të zjarrfikësve, të cilët gjatë natës duke i fikë zjarret kanë dëgjuar klithma dhe britma të kafshëve, shpendëve e zvarranikëve duke u kallë për së gjalli.

Zjarrfikësit e Komunës së Kamenicës kanë reaguar me shpejtësi, të cilët janë munduar ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarret. /Motilokal.com

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: fire, tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: one or more people and outdoor

Image may contain: fire, tree, plant, outdoor and nature

Image may contain: tree, fire, sky, plant, outdoor and nature

Image may contain: sky, cloud, mountain, outdoor and nature

Image may contain: fire, sky, outdoor and nature