SpaceX e Elon Musk bëhet me ‘laborator’ për COVID-19

SpaceX e Elon Musk bëhet me ‘laborator’ për COVID-19

SpaceX, kompania e fluturimeve hapësinore e Elon Musk, është bërë me një laborator për COVID-19. Më shumë se 4 mijë punonjës të saj - siç raportohet nga Wall Street Journal - u vunë në dispozicion për kërkime mbi imunizimin i cili u botua më pas në revistën shkencore Nature Communications.

Punëtorët e SpaceX e kanë vënë veten në dispozicion për një periudhë të caktuar kohe, muajt e fundit, për të marrë mostra gjaku në mënyrë që studiuesit të mund të analizojnë përmbajtjen e antitrupave.

Rezultati sugjeron që një prag i caktuar i antitrupave mund t'u sigurojë njerëzve një mbrojtje të qëndrueshme kundër virusit, por që ata nuk bëhen imunë. Përveç kësaj, 61% e 120 punonjësve që morën virusin raportuan se kishin përjetuar simptoma të lehta të infeksionit.

Studimi i botuar përfshin të dhëna nga prilli deri në qershor, por sipas WSJ, testet e rregullta janë ende në vazhdim./Motilokal.com