NASA, në 2024 nis një mision në kërkim të jetës në hënën e Jupiterit

NASA, në 2024 nis një mision në kërkim të jetës në hënën e Jupiterit

NASA ka vendosur për në tetor të vitit 2024, ndoshta me një lëshues privat, nisjen e misionit në Europë, hënën e Jupiterit që fsheh një oqean të ngrohtë me ujë të kripur nën akull që mund të presë forma të jetës, të tashmes ose të kaluarës.

Kjo u njoftua nga vetë Agjencia Amerikane e Hapësirës, e cila për momentin përjashtoi mundësinë e përdorimit të lëshuesit të ri të NASA-s, Space Launch System (SLS), i projektuar për programin e ri hënor amerikan, Artemis.

Misioni quhet Europa Clipper, si varkat me vela të shpejta që zhvendosnin oqeane në fund të shekullit XIX. Për ta dërguar atë në hënën e Jupiterit mendohet të jetë lëshuesi Falcon Heavy, i SpaceX të Elon Musk.

Udhëtimi pritet të zgjasë rreth pesë vjet e gjysmë, gjatë së cilës sonda do të bënte një kalim të afërt rreth Marsit dhe një rreth Tokës, për të marrë dy shtytje drejt Jupiterit.

Europa Clipper pritet të bëjë të paktën 45 fluturime mbi Europë, në një distancë të afërt prej rreth 25 kilometrash, gjatë së cilës do të fotografojë sipërfaqen e akullt të hënës së Jupiterit me rezolucion të lartë dhe do të analizojë përbërjen dhe strukturën e guaskës së akullt që fsheh oqeanin./Motilokal.com