Nga nesër fillon vaksinimi përmes ajrit kundër tërbimit të kafshëve të egra

Nga nesër fillon vaksinimi përmes ajrit kundër tërbimit të kafshëve të egra

Autoriteti i Aviacionit Civil, përmes një njoftimi informon të gjithë qytetarët se nga data 29 tetor gjerë më 4 nëntor 2019, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit.

“Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Sipas tyre kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet në procedurë moderne e cila  garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore. /Motilokal.com