Borë e rreme? Njerëzit po thonë se bora që ra në Teksas ishte artificiale [Video]

Borë e rreme? Njerëzit po thonë se bora që ra në Teksas ishte artificiale [Video]

SHBA po vazhdon të përballet me vështirësi pas stuhisë dimërore që goditi një pjesë të madhe të vendit javën e kaluar, me reshje të mëdha dëbore. Nga kjo stuhi më së shumti vuajti Teksasi, duke pësuar dëme të dhe ndërprerje të energjisë.

Rreth 4.3 milion shtëpi kishin mbetur pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë të pijshëm. Presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe u detyrua të nxirrte një ndihmë federale.

Të paktën 58 njerëz kanë vdekur dhe një zemërim kundër politikës shpërtheu, pasi senatori republikan i shtetit Ted Cruz kishte zgjedhur momentin për të shkuar me pushime familjare në plazhin meksikan të Kankunit në vend që të mbështeste zgjedhësit e tij.

Por një nga përgjigjet më të çuditshme ndaj kësaj fatkeqësie ishte përhapja e një teorie konspirative në TikTok, Facebook dhe Twitter, që thotë se bora e madhe që ra në fakt ishte e rreme dhe se qeveria e lëshoi atë, për ta futur Teksasin në kaos.

“Kjo i shkon qeverisë sonë dhe Bill Gates. Faleminderit Bill Gates që u përpoqe të na mashtrosh se kjo është bora e vërtetë", thotë një grua.

"Ju do të shihni se nuk po shkrihet. Bora nuk digjet. Bora f *** shkrihet. As ujë, as pikim, as asgjë. Nëse e vendos këtë s*** në mikrovalë, do të fillojë të ndezë sepse ka metal të përzier në të."

Të njëjtat dyshime kanë lindur edhe më parë kur bora mbuloi papritur Atlantan dhe Xhorxhian në shkurt të viti 2014./Motilokal.com