Durrësi zgjohet nga dridhjet e tokës

Durrësi zgjohet nga dridhjet e tokës

Dy lëkundje të lehta sizmike janë regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri.

Tërmeti i parë me magnitudë 2.9 shkallë të Rihterit, u regjistrua rreth orës 04:07, ndërsa i dyti me magnitudë 3.5 rreth orës 04:50. Nuk raportohen dëme nga lëkundjet.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 24 km larg nga qyteti i Durrësit./Motilokal.com