Mali Etna ndriçon qiellin e natës me burimet e llavës deri në 1500 metra të gjatë

Mali Etna ndriçon qiellin e natës me burimet e llavës deri në 1500 metra të gjatë

Shpërthimi spektakolar i vullkanit Etna arriti kulmin të hënën kur rrjedhet e llavës së tij u rritën deri në 1,500 metra – në një shfaqje e përshkruar nga një ekspert si "më impresionuesja e dekadave të fundit".

Vullkani më aktiv i Europës ka qenë në formë shpërthyese javët e fundit, duke hedhur një magmë inkandeshente dhe një shi të bollshëm hiri, duke arritur deri në qytetin e Katanias, transmeton The Guardian.

Sipas ekspertëve, shfaqja e fishekzjarreve është pjesë e një shpërthimi Strombolian që është ndër aktivitetet normale të vullkanit më të lartë se 3,300 metra të lartë.

Lava rrjedh nga Etna, afër Catania.

“Etna po jep një spektakël të rrallë këto ditë,” tha Marco Neri, ekspert vulkanologjie i Institutit Italian të Gjeofizikës.

“Ky është sigurisht shpërthimi më i fortë i kraterit jugor që prej zbulimit të tij në vitin 1971. Nuk kishim parë kurrë shpërthime kaq të larta prej vitesh, por gjithsesi ende nuk ka rrezik për popullatën, përveç problemeve të frymëmarrjes që mund të vijnë për disa orë kur hiri mbulon rrugët dhe ndërtesat.

Të hënën, rreth orës 11:00, rrjedha e shkëlqyeshme e llavës e shoqëruar nga tymi gjigand kaloi  1,500 metra gjatësi teksa mijëra fragmente shkëmbinjsh lëshoheshin nga krateri disa kilometra lart në qiell.

"Është sigurisht një nga shpërthimet më spektakolare të dekadave të fundit", tha Boris Behncke, vullkanolog në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës në Katania.

Burimet e lavës paraqesin një shfaqje spektakolare.

“Kjo është në përshtatje me aktivitetin e zakonshëm të këtij vullkani. Etna po bën gjëra shumë normale, edhe nëse çdo herë gjithçka duket më e madhe, më e fortë, më e gjallë dhe më kërcënuese.”

Sipas vullkanologëve, lëshon magma primitive, një term me të cilin ata i referohen tipit të magmës me përbërie relativisht të pandryshuar në krahasim me koren e tokës kur ajo është formuar. Kjo është magma më e thellë që vjen nga brendësia e malit dhe ka ngarkesë më të madhe gazi, prandaj është e aftë të krijojë lumenj të tillë mahnitës të llavës.


"Kjo lloj magme e freskët është parë më parë dhe prodhon këto rrjedha llavash shumë të larta", tha Behncke.

Krateri jug-lindor i Etna-s, fotografuar nga Catania.

“Mos harroni se në vitin 1789 rrjedhat e llavës arritën 3,000 metra. Thuhet se llava ndriçoi qiellin aq shumë sa ishte e mundur të lexohej edhe natën.”

Shpërthimet e shpeshta të Etna-së ndonjëherë kanë ndryshuar thellësisht peizazhin e Sicilisë jug-lindore dhe, në shumë raste, përbënin një kërcënim për vendbanimet në shpatet e saj.

Hëna shihet pjesërisht në qiell ndërsa lava rrjedh nga vullkani i Malit Etna

Shpërthimi më i gjatë i regjistruar ndodhi në korrik të vitit 1614, kur aktivitetet shpërthyese zgjatën 10 vjet dhe vullkani lëshoi më shumë se 1 miliard metra kub lavë, duke mbuluar 21 kilometra katrorë.

Mali Etna - lava shihet nga afër

Shpërthimi më i njohur dhe më shkatërrues ndodhi në vitin 1669, kur llava, e shoqëruar nga tërmete, varrosi dhjetëra qytete dhe madje arriti deri në det./Motilokal.com

Shpërthimi i malit Etna parë nga qyteti afër

Burimet e lavave që dalin nga maja e vullkanit