Shkencëtarët që punojnë për Pentagonin kanë testuar me sukses një panel diellor me madhësinë e një kuti pice në hapësirë, i projektuar si një prototip për një sistem të ardhshëm për të dërguar energji elektrike nga hapësira në çdo pikë të Tokës.
Paneli, i njohur dhe si Moduli Fotovoltaik i Antenwsme Radiofrekuenca, u lëshua në maj të 2020-s, bashkangjitur me një dron pa pilot të Pentagonit, për të mbledhur dritë nga dielli duke e konvertuar atë në energji elektrike.
Droni kthehet përballë tokës çdo 90 minuta. Paneli është projektuar që të përthithë sa më shumë dritë në hapësirë, e cila nuk kalon përmes atmosferës sonë, dhe në këtë mënyrë e përkthen atë në energji të valëve blu, duke e bërë më të fuqishme se rrezet e diellit që arrijnë në planetin tonë.
"Ne po marrim një ton rreze të diellit shtesë në hapësirë vetëm për shkak të kësaj", tha Paul Jaffe, një bashkë-zhvillues i projektit.
Eksperimentet e fundit tregojnë se paneli 12x12 inç është i aftë të prodhojë rreth 10 vat energji për transmetim, tha Jaffe për CNN. Kjo është aq sa mjafton për të furnizuar një kompjuter tablet.
Por projekti parashikon një grup prej dhjetëra panelesh dhe, nëse shkallëzohet, suksesi i tij mund të revolucionarizojë si mënyrën e gjenerimit dhe shpërndarjes së energjisë në cepat e largëta të globit./Motilokal.com


