Fillimi i javës mbi vendin tonë do të jetë mot me kthjellime dhe prani të vranësirave. Në orët e mesditës nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut në Juglindje të vendit. Era do të fryejë në drejtim Verilindje me shpejtësi 10 deri në 12 m/s në bregdet.
Temperaturat për ditën e sotme në Shqipëri parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 31 °C, ndërsa të martën parashihen të lëvizin ndërmjet 21 deri në 30 °C. Të mekurën temperaturat do të sillen nga 22 deri në 30 °C. /Motilokal/


