Gjendje alarmante në Gjilan: Bie niveli i ujit në liqenin e Përlenicës

Gjendje alarmante në Gjilan: Bie niveli i ujit në liqenin e Përlenicës

Degradimi i natyrës, prerja e pyjeve pa ndonjë kontroll dhe djegia e tyre ka bërë që Kosovës t’i pakohen të reshurat e shiut, gjë që po rezulton me mungesë të ujit të pijshëm dhe ajrit të pastër.

Mungesa e reshjeve të shiut në Kosovë, ka bërë që niveli i ujit në liqenin e Përlepnicës në Gjilan të bije në mënyrë të dukshëm. Nga 30 metra sa është niveli më i lartë i ujit, ka rënë në 9.10 metra. Shkak i kësaj thatësie është mungesa e të reshurave, duke rrezikuar rreth 50 mijë banorë të qytetit të Gjilanit të mbesin pa ujë.

Për këtë gjendje të jashtëzakonshme të këtij liqeni, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” dhe Komuna e Gjilanit, kanë gjetur disa alternativa për të siguruar ujin. Ndër të tjera është paralajmëruar edhe reduktim i furnizimit me ujë. /Motilokal.com