Lajmi i mirë për Kosovën: Sonte vijnë shiringat që do të përdoren për vaksinat kundër COVID-19

Lajmi i mirë për Kosovën: Sonte vijnë shiringat që do të përdoren për vaksinat kundër COVID-19

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, përmes një postimi në Twitter ka thënë se në fluturimin e sotëm, do të arrijnë në Kosovë shiringat që do të përdoren për vaksinat anti-COVID.

“Me fluturimin e sotëm do të arrijë dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinat anti-COVID në Prishtinë. Së shpejti detaje edhe për arritjen e vaksinave. Bashkë mundemi!”, shkruan Sahin.

Ndryshe, plani i vaksinimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës me vaksinën anti-COVID tashmë është miratuar.

Kujtojmë që më 5 janar, në një postim në Facebook, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj pati konfirmuar sigurimin e 500,000 vaksinave kundër COVID-19 nga kompania farmaceutike PfizerBioNTech dhe fillimin e vaksinimit në ditët e para të shkurtit.

Por që nga ajo kohë Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkan që ka marrë asnjë dozë të vaksinave.

Ndërsa një takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, të mbajtur të hënën, më 22 shkurt, nuk është diskutuar thuajse fare se kur do të mund të fillojë vaksinimi i qytetarëve të Kosovës.

Përkundër kësaj, vaksinën e AstraZenecas dhe Oxford-it, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX.

Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksina (GAVI), dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si bashkudhëheqës të programit ndërkombëtar COVAX, ka njoftuar se planifikon të nisë dërgesën e parë në muajin mars në shtetet e ndryshme.

Por, disa dërgesa janë bërë edhe këtë javë tek ato shtete që i kanë plotësuar kriteret.

Kosova pret të marrë nga COVAX-i rreth 100.800 doza të vaksinës AstraZeneca dhe Oxfordit.

Programi i COVAX-it ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra./Motilokal.com