Pamje apokalipsi nga zjarret në Kaliforni

Pamje apokalipsi nga zjarret në Kaliforni

Ferri i zjarreve në Kalifornia nuk ka të ndalur mijëra banor janë evakuuar ndërsa guvernatori Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si masë parandalimi. Shumica e të shpërngulurve janë nga distrikti Sonoma, në veri të San Fransiskos.

Edhe banorëve të Los Angelesit iu është kërkuar të braktisin shtëpitë për shkak të një zjarri që po përhapet me shpejtësi dhe që nisi në orët e para të mëngjesit të së hënës. 

Autoritetet e Kalifornisë kanë thënë se dy zjarrfikës janë plagosur të dielën ndërsa po luftonin për t’i shuar zjarret e fuqishme që kanë përfshirë zonën që nga e Mërkura.

Zëdhënësi i Cal Fire Jonathan Cox deklaroi se një zjarrfikës ka pësuar lëndime serioze nga djegia dhe është transportuar në Qendrën Mjekësore të Davis UC. Ndërsa zjarrfikësi tjetër që u dogj ka lëndime të lehta.

Sipas njoftimeve rreth 200 mijë njerëz në Kaliforninë Veriore janë urdhëruar të evakuohen  ndërsa po luftohet me zjarre të fuqishëm në Qarkun Sonoma.

Zyrtarët thonë se zjarret kanë djegur 220 kilometra katrorë, duke shkatërruar 94 struktura dhe po kërcënonte 80,000 ndërtesa.

Erërat e furishme kanë nxitur përhapjen e zjarreve përmes barit të thatë. /Motilokal.com

Image without a caption

Image without a caption

Associated Press

fotografi zjarri kincade imazhe të zjarrit të kalifornisë

foto zjarri kincade kalifornia foto zjarri

zjarri kincade santa rosa sonoma qarkut

foto zjarri kincade sonoma Qarku Healdsburg California

shënjoni zjarrin e egër të Qarkut të Kanionit të Zjarrit

shënoni foto zjarri kalifornia

Image without a caption

Image without a caption

A hilltop home destroyed by the Kincade Fire in Windsor, Calif.  (Stuart W. Palley/FTWP)

The remains of a home seen early Monday morning in Sonoma County, Calif. (Stuart W. Palley/FTWP)

qendra e fotografive për evakuimin e zjarrit getty