Lajm i mirë: Kosova në mesin e vendeve që do të furnizohen me vaksina nga COVAX

Lajm i mirë: Kosova në mesin e vendeve që do të furnizohen me vaksina nga COVAX

Pas dështimit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19 me kompaninë Pfizer, Kosova pritet të furnizohet me 100 mijë e 800 doza të vaksinës Astra Zeneca.

Njoftimin e ka bërë të ditur Aleanca COVAX, e cila ka publikuar listën e vendeve që do të furnizohen me vaksina në periudhën mars-maj, ndërsa në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova.

Në njoftimin për media të Aleancës COVAX thuhet se bazuar në njohuritë aktuale të disponueshmërisë së furnizimit, ky raund i parë i shpërndarjes siguron informacion mbi sigurimin e dozave të vaksinës së Oksfordit-AstraZeneca për shtetet pjesëmarrëse të programit COVAX, deri në maj të vitit 2021.

Raundi i parë paraqet në listën e mëposhtme shpërndarjen e 237 milionë dozave të vaksinës Oksford-AstraZeneca për 142 vendet pjesëmarrëse.

COVAX ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, disponueshmërinë e prodhimit, dhe kritere tjera sikurse planet e vaksinimit dhe marrëveshjet e dëmshpërblimit, autorizimet e importit, etj./Motilokal.com