Ditëve të nxehta u vije fundi, nga nesër bien temperaturat

Ditëve të nxehta u vije fundi, nga nesër bien temperaturat

Ditëve të nxehta si duket u ka ardhur fundi, duke nisur nga nesër, temperaturat do të ulen në disa gradë.

Një front i ftohtë pritet të depërton nga veriu i kontinentit, duke u shtrirë në pjesët veriore të rajonit, dhe në ditët në vijim gradualisht do të kaloj edhe mbi Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi. Në ditët e fundit të muajit tetor do të mbajë mot kryesisht me vranësira, e të mërkurën mbrëma dhe pas mesnate mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat gradualisht pritet të zbresin rreth vlerave mesatare, ndërsa ditën e enjte ndjeshëm nën këto vlera.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e mërkurë do të mbajë në mëngjes pjesërisht me re, mesdita me vranësira dhe në mbrëmje priten reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 14 deri në 22 °C.

Ndërsa të enjten mëngjesi do të jetë pjesërisht me re, kurse mesdita pothuajse e kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 20 °C.

Moti në Kosovë për ditën e mërkurë do të jetë me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 15 °C. Në mbrëmje do të fryjë erë me shpejtësi 3 m/s (10.8 kilometra në orë) në drejtim të verilindjes.

Mëngjesi i së enjtes do të jetë i vranët, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 6 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s (10.8 kilometra në orë) në drejtim të veri-verilindjes.

Edhe në Maqedoni do të kemi ndryshim të motit. Mëngjesi i ditës së mërkurë do të jetë pjesërisht me re, mesdita me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 19 °C.

Dita e enjte do të mbajë mot me vranësira, kurse në mbrëmje do të ketë reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 11 deri në 15 °C. /Motilokal.com