Shkretëtira e Bardhë e Egjiptit, peizazh i jashtëzakonshëm

Shkretëtira e Bardhë e Egjiptit, peizazh i jashtëzakonshëm

Egjipti është më i njohur për Piramidën e Madhe të Gizës ose për vendpushimet luksoze si në Mesdhe ashtu edhe në Detin e Kuq.

Shpesh neglizhohet një nga peizazhet më spektakolare të vendit, Parku Kombëtar i Shkretëtirës së Bardhë.

White Desert-8

Njerëzit që vizitojnë këto toka të çuditshme shpesh janë ndjerë sikur po vizitojnë një planet tjetër, pavarësisht se janë vetëm pesë orë me makinë nga Kajro.

Udhëtimet në Shkretëtirën Perëndimore të Egjiptit janë bërë, së fundmi, më popullore për vendasit dhe turistët, të cilët krahas pamjes mahnitëse shijojnë edhe aktivitete apo sporte të ndryshme në shkretëtirë.

Shkretëtira e Bardhë-6

Udhëtimi për në Shkretëtirën e Bardhë zakonisht fillon me një ndalesë në një peizazh krejtësisht të kundërt - Shkretëtira e Zezë.

Kjo shkretëtirë përmban një mori vargmalesh, ku secili mbart një shtresë gurësh të zinj të krijuar nga vullkanet miliona vjet më parë. Nga këtu, në destinacionin e hapësirës së pafundme ranore të bardhë, arrihet përmes një rruge të braktisur. 

Shkretëtira është shtëpia e formacioneve të pazakonta.

Pasi të keni ngjitur një nga majat, bëhet e qartë se kjo zonë nuk ka asnjë shenjë jete përveç një rruge të vetme që shtrihet në distancë.

“Sapo vihesh përpara pamjes së Shkretëtirës së Bardhë, kupton se ky vend është ndryshe nga çdo vend tjetër në planet, një pamje misterioze me një bukuri të frikshme, që të bën të kuptosh se si planeti ynë i nënshtrohet ndryshimeve të fuqishme klimatike”, raporton CNN Travel.

Shkretëtira besohet të ketë qenë dikur vendi i një oqeani ose deti.

Është e pabesueshme të mendosh se më parë e gjithë kjo shkretëtirë ka qenë një det apo oqean, dhe se e vetmja provë e mbetur për këtë është një koleksion shkëmbinjsh gëlqerorë të kalcifikuar e të skalitur me kalimin e kohës nga rëra dhe era.

Këto forma abstrakte të shkumëzuar me sa duket ndryshojnë ngjyrën e tyre në varësi të kohës së ditës, duke u zhvendosur nga e bardha e shkëlqyer në kremoze, pastaj duke arritur një kafe të artë.

Pas perëndimit të diellit, peizazhi bëhet një topografi e huaj krejtësisht e ndryshme.

Pasi perëndon dielli, në shkretëtirë ngrihen kampet nga vendasit, beduinët, që përgatisin për vizitorët një darkë tradicionale mbi një zjarr të hapur.

Shkretëtira e Bardhë-7

Shkretëtira e Bardhë është padyshim një nga mjediset më të mira në planet për të vëzhguar Rrugën e Qumështit me gjithë shkëlqimin e saj, por edhe një reliev të jashtëzakonshëm./Motilokal.com

Shkretëtira e Bardhë-5