Rikthehen reshjet e shiut në Shqipëri, mësoni si do të jenë temperaturat sot dhe fundjavë

Rikthehen reshjet e shiut në Shqipëri, mësoni si do të jenë temperaturat sot dhe fundjavë

Pas ditëve të ngrohta e me diell, Shqipëria gradualisht do të fillojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira e në mbrëmje mundësi për reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 6 deri në 15 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët, vende-vende me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 14 °C.

E diela do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 14 °C./Motilokal.com