Pas ditëve të ngrohta me mot pranveror, Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, ku do të kushtëzojë mot me vranësira dhe mundësi për reshje shiu dhe bore në fundjavë, ndërsa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë.
Sot do të mbajë i kthjellët e me diell, në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 2 deri në 12 °C.
Dita e shtunë do të nis jetë me vranësira e reshje shiu të përzier me borë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 2 °C.
E diela do të mbajë mot të ftohtë të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -5 deri në 7 °C./Motilokal.com


