5 Mars – Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë

5 Mars – Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë

Sot në Ditën Botërore të Efiçencës së Energjisë, njohës të fushës apelojnë për më shumë ndërgjegjësim dhe sensibilizim të popullatës mbi nevojën e përdorimit të burimeve alternative të energjisë dhe përdorimin e tyre në mënyrë më të përgjegjshme.

Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën për të përdorur burime energjie në mënyrë të përgjegjshme.

Efiçenca e energjisë është një nga politikat që synon të frenojë efektet e ndryshimeve klimatike dhe të promovojë zhvillimin e shoqërive të qëndrueshme. E gjithë kjo është bërë e mundur nëpërmjet përdorimit të energjisë së rinovueshme.

Kjo është arsyeja pse Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë kremtohet çdo vit më 5 mars, lindur 23 vjet më parë, kur ekspertët morën vendimin për të trajtuar krizën e energjisë dhe të adresojnë zgjidhjet e mundshme.

Efiçenca e energjisë nuk do të thotë të ndryshosh cilësinë e jetës, por do të thotë marrjen e të njëjtës sasi dhe shërbim të energjisë duke përdorur më pak burime.

Realiteti është se përfitimet nga efikasiteti i energjisë rezultojnë në rritjen e mirëqenies për qytetarët, rritjen e sigurisë, dhe një përfitim për mjedisin me kursime të konsiderueshme në emetimet e dioksidit të karbonit, CO2./Motilokal.com