NASA publikon imazhe të reja nga Marsi

NASA publikon imazhe të reja nga Marsi

Roveri Perseverance NASA-s, ka kryer xhiron e tij të parë dhe ka dërguar pamjet e gjurmëve të rrotave që kanë mbetur në sipërfaqen e Marsit.

Fotografitë e publikuara nga NASA tregojnë se xhiroja e Persevarance ka qenë e shkurtër dhe me disa kthesa. 

Siç shihet nga fotot dheu në Mars është i butë dhe gjurmët e lëna janë shumë të dukshme. Por një gjë tjetër që bie në janë dhe shkëmbinjtë që dalin herë pas herë në sipërfaqe.

Misioni i NASA ka nisur disa muaj më parë, por pak ditë më parë roboti Rover Perseverance zbriti në Mars. Videoja e zbritjes së robotit është bërë publike nga NASA dhe kanë qenë këto pamjet e para që janë dërguar në Tokë nga Marsi.

Shkencëtarët me këtë gjë duan që të hetojnë dhe studiojnë mënyrën se si planeti Mars është i përbërë, duke filluar nga shkëmbinjtë që ka, si dhe për një vullkan që mendohet se ka ekzistuar disa miliona vite më parë./Motilokal.com

Lëvizja e rrotave

Pamja e kamerës së rrezikut

Gjurmët e rrotave

Diagrami Rover