Studim: Miliona njerëz kërcënohen të humbin shtëpitë nga rritja e nivelit të detit

Studim: Miliona njerëz kërcënohen të humbin shtëpitë nga rritja e nivelit të detit

Një hulumtim i botuar së fundmi për klimën tregon se 300 milionë njerëz që jetojnë përgjatë brigjeve të botës mund të goditen nga përmbytjet shkatërruese deri në vitin 2050, rreth tre herë më shumë sesa vlerësohej më parë.

Shifrat mund të dyfishohen në 630 milionë njerëz të prekur nga viti 2100 nëse bëhet pak për të frenuar emetimet e gazrave serë që vazhdojnë të rriten rreth planetit.

Studimi i botuar nga revista Nature Communications, tha se qytetet kryesore bregdetare si Mumbai i Indisë, Shanghai i Kinës dhe Bangkok i Tajlandës mund të zhyten gjatë 30 viteve të ardhshme.

Rreth 237 milionë njerëz janë të kërcënuar nga rritja e ujërave të detit që jetojnë vetëm në Azi, thuhet në studim.

"Këto vlerësime tregojnë potencialin e ndryshimit të klimës për të riformuar qytete, ekonomi, vijat bregdetare dhe rajone të tëra globale brenda kohërave tona", tha Scott Kulp, autori kryesor i studimit.

Mumbai, një nga qytetet më të mëdha në botë, rrezikon të përmbytet. Shanghai, me një popullsi prej 24 milionë, përballet me një fat të ngjashëm që tri dekada.

Alexandria në Egjipt dhe Basra qyteti i dytë më i madh në Irak, do të jenë kryesisht nën ujë deri në vitin 2050, thuhet në studim.

Në Vietnamin Jugor - me më shumë se 20 milionë njerëz - mund të përmbyten plotësisht.

Studimi sugjeron që kombet duhet të fillojnë të përgatiten tani për miliona qytetarë të cilët do të zhvendosen.

"Ne duhet të ndërmarrim veprime me kohë për të mbrojtur miliona njerëz dhe për të shmangur trazirat ekonomike dhe politike që mund të sjellë një fatkeqësi klimatike në këtë shkallë", tha Peter Girard. /Motilokal.com